Ka nisur takimi i parashikuar për mesditën e kësaj të diele me kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe kreut të Kuvendit e njëkohësisht kryetarit të LSI Ilir Meta pas ftesës së këtij të fundit.

Fokusi i takimit do të jetë Reforma në Drejtësi dhe ngërçi i saj pas mosdakordësisë së demokratit Basha dhe kryeministrit Rama të cilët u takuan disa ditë më parë. Në takim kreu i LSI shoqërohet nga shefi i kabinetit të tij Sokol Dervishi ndërkohë qe Basha shoqërohet nga deputeti Oerd Bylykbashi Meta më parë se drafti duhet të kalojë në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit, ndërsa theksoi se duhet adresuar zgjidhja përfundimtare e miratimit të reformës në seancë. Kreu i Kuvendit tha gjithashtu se takimi duhet të zhvillohet deri ditën e hënën, ndërsa vendin dhe formatin e tij ia la në dorë Bashës. 

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI, NESËR NË 11:00 TAKOHEN BASHA DHE META
Artikulli tjetër“GJENIU I VOGËL” TRIUMFON SHKODRANIA MARJANA BREGU