Në fjalën përshëndetëse të nisjes së takimit Open Balkan, kryeministri Edi Rama nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme për vendet e rajonit, duke theksuar se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse, e ndërsa u bëri thirrje vendeve të tjera që tu bashkohen.
‘Është një moment kyç i procesit tonë sepse marrëveshjet që do të nënshkruhen do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm para drejt objektivit tonë që është të garantojmë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve mallrave, kapitaleve e shërbimeve.
Më lini të kaloj nëpër secilën shtyllë të Ballkanit të Hapur, duke përsëritur thirrjen se Ballkanin i Hapur është një nismë tërësisht përfshirëse dhe duke inkurajuar të tjetër të jenë e kësaj përpjekje, por ne duhet të ecim para pasi kjo është nevojë të ecim para.’- tha Rama.