Testimi pritet të zgjasë rreth dy javë, ndërsa qarkullimi me pagesë pritet të fillojë rreth datës 15 prill. Tarifat e miratuara janë 5 euro për çdo kalim, për veturat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët.

Taksa do të aplikohet në 4 sportele të ndryshme, nga dy për çdo kah të lëvizjes, ndërsa synimi është që nëpërmjet saj të sigurohet mirëmbajtja e këtij aksi rrugor. Qytetaret shprehen te paknaqur nga vendimi duke e konsideruar taksen te larte , e cila sipas tyre do bej qe te ulen levizjet.

Ky vendim ka hasur në kundërshti të shumta sidomos nga ana e banorëve të Kukësit dhe zonave përreth, të cilët e përdorin më shpesh rrugën.
Punonjësit janë vendosur tashmë në katër sportele, pritet të vendosen edhe në dy sportele të tjera.

Artikulli paraprakIGJEUM PRURJET E LUMENJVE DO TË BIEN
Artikulli tjetërXHAÇKA E MESI INSPEKTIM NË ARGJINATURËN E DAJÇIT