Në stadiumin “Loro Boriçi| ka nisur tashmë edhe shtrimi I pistës së tartanit e cila I mungonte prej sa kohësh këtij stadium dhe sportit të atletikës.

Edhe pse u premtua se shtrimi I kësaj piste do të niste në muajin maj kjo gjë nuk u realizua. Gjithësesi tashmë proçesi I shtrimit ka nisur dhe bëhet me dije se do të përfundojë shumë shpejt por ajo që vlen të përmendet është se në Shkodër duhet të vijnë ndeshje apo aktivitetit sportive kombëtare që të merren iniciativa për plotësimin e standarteve të nevojshme në stadium.

Tashmë duket se në sportin e atletikës pavarësisht paraqitjes dinjitoze të atletëve tanë shumë shpejt do të mund të realizojmë edhe aktivitete të ndryshme ndërkombëtare. Me kryerjen e procesit të shtrimit të pistës, përfundon edhe investimi i plotë që Federata Shqiptare e Futbollit dhe Qeveria shqiptare kanë planifikuar për këtë stadium ndërkohë që më pas, do të bëhet edhe procesi i dorëzimit të tij tek Bashkia Shkodër si pronarja e vetëm e tij.

Artikulli paraprakLAGJA: SPORTISTËT E PESHËNGRITJES PO LARGOHEN
Artikulli tjetërARRESTOHET 36 VJEÇARI SHQIPTAR ME 133 KG DROGË NË AUTOMJET