Shtetasit shqiptarë që vuajnë dënime në burgjet italiane do të transferohen në Shqipëri. Vendimi është bërë i ditur nga kryeministri i Italisë, Guiseppe Conte gjatë konferencës së përbashkët në Romë me homologun Edi Rama.

Conte theksoi se është arritur një marrëveshje midis dy shteteve për këtë çështje dhe transferimi i të burgosurve shqiptarë ka nisur tashmë.

Kryeministri italian theksoi se në vijim do të ketë edhe transferime të tjera të të burgosurve nga Italia për në Shqipëri.

Artikulli paraprakZJARRI SHKRUMBON KËSHTJELLËN 500-VJEÇARE NE JAPONI
Artikulli tjetërARRESTOHET GRABITËSI, THEU 17 MAKINA PËR 6 MUAJ