Të martën ka nisur transmetimin në sezonin e ri televiziv emisioni “Tonight” nën drejtimin e moderatorit Erzen Koperaj. Në këtë puntatë të parë, situata politike ishte temë e emisionit ku të ftuar ishin Brunilda Dibra, gazetare dhe Ardi Hoti, pedagog I gazetarisë në Universitetin e Shkodrës.

Pedagogu Hoti gjykon se opozita duhet të ndryshojë strategji, pasi në të kundërt do të zvogëlojë shanset për të fituar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë diskutimit, në emisionin “Tonight” u fol edhe për votën e emigrantëve, të cilët për herë të parë marrin pjesë në këto zgjedhje. Emisionin “Tonight” mund ta ndiqni çdo jave, te marten ne ora 21:00, ne ekranin e Star Plus Tv.

Artikulli paraprakMBI 1300 TË VAKSINUAR NGA GRIPI NË RRETHINA