Në Shkodër ka nisur turneu ndërkombëtar i xhudos i quajtur “Nënë Tereza”.

Ky turne këtë vit merr një vlerë më të madhe pas shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan. Organizatori i turneut Anton Shkoza shprehet për këtë aktivitet të përvitshëm dhe rëndësinë që merr pas shentërimit të humanistet Nënë Tereza. Pjesëmarrja këtë vit është më e madhe sa i përket ekipeve nga vende të ndryshme. Turneu “Nënë Tereza” zhvillohet për të 11-in vit radhazi në Shkodër duke marrë gjithnjë e më shumë përmasa të mëdha me ekipe dhe sportistë cilësor. Xhudistët e Vllaznisë dhe akademisë “Albania Xhudo Kodokan” shpresojnë në fitimin e medaljeve edhe pse ka rivalitet.

Artikulli paraprakVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA BËN KTHESËN E PRITUR
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 174 KG MARIJUANE NE KUFIRIN GREKO-SHQIPTAR