Nis ditën e sotme procesi i Vettingut në radhët e Prokurorisë së Përgjithshme. Është prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka, që do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,

organit bazë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit të thelluar për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme më botën e krimit dhe aftësitë profesionale.

Trupa gjykuese që po kalon në skanerin e trefishtë prokuroren Anila Leka përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu. Seanca dëgjimore ndaj prokurores Leka pritet të nisë në orën 14:00.

Më herët, ligjit të Vettingut ju nënshtruan disa gjyqtarë, një pjesë e të cilëve u ‘dogjën’, pasi nuk justifikonin pasurinë.

Artikulli paraprakSA JU KUSHTON TË NDIQNI BOTËRORIN, RUSIA E ‘PAARRITSHME’ NGA SHQIPTARËT
Artikulli tjetërSOT PROVIMI I PARË I MATURËS SHTETËRORE, MATURANTËT TESTOJNË NJOHURITË NË GJUHËN E HUAJ