Nis Vettingu për prokurorët, Llalla shpërndan formularët për kontrollin e figurës

 

Prokurorët do të jenë të parët që do t’i nënshtrohen procesit të vettingut. ABC News ka siguruar formularin për kontrollin e figurës që u shpërnda për prokurorët që do të kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku kërkohen të dhëna mbi pasurinë e familjarëve të tyre. Ligji i Vettingut që kaloi dhe provën e gjykatës kushtetuse pak ditë më parë, do të fillojë të aplikohet fillimisht për antarët e këshillit të lartë të prokurorëve dhe më pas për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend. Urdhërat e parë për zbatimin e Vettingut që janë lëshuar nga Kryeprokurori Adriatik Llalla janë siguruar nga ABC News. Ai u ka shpërndarë të gjithë prokurorëve formularët qe ata janë të detyruar të plotesojnë nëse duan të kandidojnë për keshillin e lartë të prokurorisë. Përveç gjeneraliteteve, kandidatët duhet tu përgjigjen edhe pyetjeve që kanë të bëjnë me pasurinë e të afërmve të tyre. Pyetja tret e një formulari, iu kërkon prokurorëv të deklarojnë se a është pronar apo drejtues ekzekutiv ndonjë i afrëm i tyre deri në shkallën e dytë si vëlla, motër, nip, mbesë, gjysh apo gjyshe në subjekte ekonomike që kualifikohen si tatim pagues të mbëdhenj. A ushtron profesionin e avokatit ndonjë i afërm i shkallës së parë, si prindër, motër, vëlla apo fëmijë? Nga këto formulare për prokurorët që kandidojnë për në KLP kuptohet se të afërmit e tyre që kanë biznese janë në konflikt interesi me detyrën e prokurorit. Këto formulare, me fillimin e procesit te kandidimit, do të paraqiten në mbledhjen e radhës të Konferencës së përgjithshme të gjithë prokurorëve, që do të zgjedhe 5 kandidatët për në Keshillin e Lartë të Prokurorisë. Nga ana tjetër, pritet që të krijohet dhe komisioni i Vettingut që më pas të kontrollojë figurën e anëtarëve që do kandidojnë për në KLP.

Artikulli paraprakKRYEPROKURORI URDHËRON NISJEN E HETIMEVE PËR KRYEMINISTRIN E IZRAELIT, NETANYAHU
Artikulli tjetër100 EURO GJOBË PO HODHE FISHEKZJARRE NË VENDE PUBLIKE