Viti i ri Shkollor nisi normalisht dhe pa probleme në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare të gjitha godinat arsimore janë me kushte të mire, ndërsa referuar shifrave këtë vit ne Bashkine e Lezhes janë ulur në bankat e shkollës 7437 nxënës, 618 prej tyre ne klasë të parë dhe 419 në klasë të dhjetë.Krahasuar me vitin 2023 ku ishin të regjistruar 636 nxënës në klasat e para, këtë vit janë 51 me pak, ndërsa në total këtë vit jane 567 nxënës me pak.

Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar në Lezhë Antoneta Suta, uroj nxënësit dhe mësuesit nga shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” e cila është rindërtuar nga fillimi pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i vitit 2019-të.

Sipas të dhënave zyrtare këtë vit në Kurbin janë ulur në bankat e shkollës 4871 nxënës, 371 në klasë të parë dhe 286 në klasë në dhjetë.Ndërsa në Mirditë janë lur në bankat e shkolles 1820 nxënës, 78 prej të cileve në klasë të dhe 253 në klasë të dhjetë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PREFEKTJA DHE ZVA UROJNË VITIN E RI SHKOLLOR
Artikulli tjetërHUMB JETËN PUSHUESI NË SHËNGJIN