QË NGA KJO DITË DERI NË FUND TË ZGJEDHJEVE NË PËRPUTHJE ME KODIN ZGJEDHOR. Shkodra dhe e gjithe Shqiperia, sot kane hyre zyrtarisht ne fushaten zgjedhore ashtu sic eshte percaktuar edhe ne Kodin Zgjedhor bere public nga institucioni me I larte I zgjedhjeve, Komisioni Qendror I Zgjedhjeve. Star Plus TV, pikerisht sot njofton te gjithe kandidatet dhe subjektet politike, se Star Plus do te respektoje te gjithe kuadrin ligjor qe eshte ne fuqi ne legjislacionin shqiptar sa I takon pasqyrimit etik dhe professional te fushates per zgjedhjet vendore te 21 Qershorit 2015.

Kodi zgjedhor përcakton se fushata nis 30 ditë nga data e zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë përpara ditës së votimit dhe sipas KQZ zyrtarisht fushata zgjedhore nis pikerisht diten e sotme, date 22 Maj 2015 Star Plus ben me dije se te gjitha subjektet do te jene pjese e ediicioneve informative, me nje kohe te limituar ne baze edhe te ligjit per “median audiovizive ne Republiken e Shqiperise” ne te cilen shprehimisht thuhet qarte se subjketet audiovizive ne minutazhin politik te edicioneve informative jane te detyruar te zbatojne raporte kohore te barabarta per te gjitha subjektet, nderkohe qe ne baze te ligjit, subjektet audio vizive nuk vene ne dispozicion te fushates kohe falas per subjektet zgjedhore. Per te qendruar besnik te teleshikuesve, duke nisur qe sot, Star Plus, do te respektoje kohen e njejte per te gjithe subjektet ne edicionet informative ne nje minutazh prej 3 minutash duke respektuar ne kete kuader kandidatet por edhe teleshikuesit ne pasqyrimin me transparence dhe realitet te cdo takimi elektoral te kandidateve dhe subjekteve politike.

Artikulli paraprakPISTULLI MBËSHTET ZEF HILËN, ZHVILLIMIN E ZONËS
Artikulli tjetërPS: PD PO BËN NJË FUSHATË SHPIFJESH DHE MASHTRIMESH