Pas dy viteve provë zyrtarish organizata e menaxhim Peshkimit në liqenin e Shkodrës ka nisur punën për paisjen e peshkut me çertifikatë origjine. Arjan Çinari menaxher i organizatës së menaxhim në Liqenin e Shkodrës shprehet se kjo qendër i jep mundësi peshkatarëve të vendosin vetë çmimin e peshkut si dhe gjithashtu peshkatarët që janë pjesë e saj mund të përfitojnë zbritje në çmimin e naftës.
Çinari thekson se me këto ndryshime që janë bërë do të shtohen kontrollet dhe gjobat për peshkatarët e paligjshëm.
Qendra e Ankandit të Peshkut në liqenit të Shkodrës është një investim me vlerë rreth 4.5 milionë lekë të reja është kryer me fondet e vetë Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit Shkodër dy vite më parë. Ngritja e kësaj qendre ka si qëllim të formalizojë më tej sektorin e peshkimit në liqenin e Shkodrës.