Një çift të moshuarish kanë rënë pre e dhunës brenda banesës së tyre në lagjen 15, në Spitallë të Durrësit, e për pasojë janë plagosur rëndë mbrëmjen e kaluar.

Dy të moshuarit me mbiemër Ymeri me origjinë nga Pogradeci, banorë në Spitallë janë dërguar në spitalin e Traumës, shkruan balkanëeb.

Ata jetonin vetëm pasi fëmijët i kishin në Greqi. Ndërkohë policia tha se nuk i mori dot në pyetje pasi dolën nga operacioni, kjo pasi ishin të traumatizuar dhe nuk flisnin dot.

Ndërkaq referuar burimeve nga grupi hetimor, dyshohet që një person i ka goditur në kokë të dy të moshuarit. Më parë u ka fikur dritat e shtëpisë dhe më pas u ka hyrë në banesë ku i ka dhunuar.

Nga hetimet e kryera rezulton se autori nuk ka grabitur asgjë. Dyshimet janë që autori mund të ketë konflikt me familjarët ose fëmijët e çiftit.

Policia po heton në pistën e një konflikti familjar por nuk përjashtohet pista e ngatërrimit të shënjestrës. Sipas të dhënave të moshuarit nuk rezultojnë me konflikte në lagje.

Artikulli paraprakKRYEMADHI PASI TAKOI BASHEN: VERA DO NISË ME ZGJEDHJE PARLAMENTARE, JO LOKALE
Artikulli tjetërSHUHET ISH-MINISTRI I JASHTËM QË KONTRIBUOI PËR ZGJIDHJEN E KONFLIKTIN NË KOSOVË