Katër astronautë, që përfaqësojnë katër kombe dhe agjenci hapësinore në të gjithë globin, nisën në këtë mënyrë një mision të veçantë që pritet të zgjasë më shumë se gjashtë muaj.
Anija kozmike u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida në orën 3:27 të mëngjesit të së shtunës. Ekuipazhi pritet të ankorohet në stacionin hapësinor rreth orës 8:39 të mëngjesit të së dielës. Astronautëve do u duhen rreth pesë ditë për të “marre detyrën” e misioneve nga astronautët e SpaceX Crew-6 , të cilët kanë qenë në stacionin hapësinor që nga marsi.
Ky mision shënon fluturimin e tetë të operuar nga NASA dhe SpaceX si pjesë e programit të ekuipazhit komercial të agjencisë