Një 27-vjeçare nga Saranda ka ndërruar jetë në ambulancë, teksa ishte nisur me urgjencë për në Tiranë. Ajo eshte Elsa Skënderi, e cila ishte paraqitur rreth orës 17:00 në Spitalin e Sarandës, ku ka kaluar në vdekje klinike për shkak të overdozës, sipas dyshimeve të para të mjekëve.
Për këtë arsye, duke parë gjendjen e saj të rëndë mjekët kanë vendosur ta dërgojnë vajzën me autoambulancë drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar. 27-vjeçarja ka ndërruar jetë rrugës, në afërsi të Fierit. Autopsia pritet të përcaktojë shkaqet reale të vdekjes, ndërkohë që dyshohet flasin për overdozë.
Burimet policore bëjnë me dije se e reja njihej si përdoruese e lëndëve narkotike.