Plot 2 miliardë euro është fitimi që qarkullon në Shqipëri nga tregu i kanabisit.

Këtë gjë e ka konfirmuar presidenti Nishani, i cili i ka marrë këto të dhëna nga institucionet shqiptare.Presidenti Nishani pranoi se situata është serioze dhe se ai nuk do të ulë zërin. “Thirra mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Informacionet që vinë tek Presidenti tregojnë se mesatarisht është një përfitim për këtë vit prej 2 miliard eurosh nga trafikimi i lëndëve narkotike. Informacionet që vijnë, informacione zyrtare të shtetit shqiptar. Është ekonomi e zezë. Nëse dikush mendon që nuk duhet të alarmohemi sepse kjo mund të kthehet në pjesë të debatit politik, kjo nuk funksionon tek unë. Ne buxhetin e kemi 5 miliardë dollarë”. “Nëse në vitet 2008-2009, sasia e deklaruar zyrtarisht nga autoritetet italiane e kanabisit të sekuestruar ishte 1.6 ton në vit, tani kemi 3-4 ton në javë. Kjo do analizë. Duhet të ulemi dhe të tregojmë platformë dhe aksion konkret. Situata është serioze. Nuk kam ndërmend të ul zërin dhe jo e jo të shuaj zërin institucional”.

Artikulli paraprakDITA E RINISË, FRESSH PROTESTË PAQËSORE NDAJ BASHKISË
Artikulli tjetërREAGIM – RAMA: PROTESTA E TË RINJVE PËR ARSIMIN E NXITUR NGA PARTITË