Nishani: Datën e zgjedhjeve e kam dekretuar, palët të gjejnë zgjidhjen

Bashkë me urimin për pashkët për besimtarët ortodoksë dhe katolikë, Presidenti Bujar Nishani përcolli një urim për partitë politike në zgjidhje të ngërçit. “Presidenti i Republikës e ka dekretuar datën”, ishte qëndrimi i prerë i Presidentit Bujar Nishani. Ndërsa u shpreh optimist se politikanët me ndihmën e zotit dhe në respekt të njëri tjetrit do të orientohen për të gjetur zgjidhjen e duhur me më pak pasoja. Situata politike, ka bërë që këtë vit, zyrtarët e lartë të mos i shmangin dot deklaratat politike. Nga Gjirokastra, ku ishte për të përcjellë urimet për festën e Pashkës, Nishani ishte i prerë me politikanët, lidhur me datën e zhvillimit të zgjedhjeve. Nishani: Presidenti e ka dekretuar datën Presidenti i Republikës komentoi edhe situatën politike në vend. Në formën e lutjes së ardhur prej tij, Nishani tha se me ndihmën e zotit dhe krerët e partive politke do të gjejnë zgjidhjen e duhur me më pak pasoja. Nishani: Kisha dhe besimi dhe zoti janë ata që na japin forcë dhe besim. Unë nga ky vendi i besimit jam optimist që Shqipria dhe shqiptarët edhe politikanët edhe institucionet do të orientohen me ndihmën e zotit në radhë të parë edhe me dashuri dhe mirënjohje dhe respekt për njërit-tjetrin të gjejnë zgjidhjen e duhur në mënyrën më të lehtë dhe më me më pak pasoja të mundshme. I uroj edhe atyre të orientohen në rrugën e zotit. Për të vendosur shinat në udhëtimin drejt dialogut dhe zgjidhjet, janë zgjedhur Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi. Ndërkohë që PD ndodhet në ditën e 58 të protestës, burime për Ora News bënë me dije një ditë më parë se hapat e parë janë hedhur, takimi i parë është zhvilluar. Por ndihmë për të negociuar mes palëve është kërkuar edhe nga Partitë Parlamentare Europiane.

Artikulli paraprakVJEDHJA E THESARIT TË BSH, GOLEMI APELON DËNIMIN, KËRKON PAFAJËSI
Artikulli tjetërPASHKËT – KISHA APEL POLITIKËS: PËRGJEGJËSI PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS