Me 11 shtator do të mbahen zgjedhjet për kryetar Bashkie të Peshkopisë. Presidenti Nishani ka dekretuar sot datën për mbajtjen e zgjedhjeve në Dibër.
Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Dibër vjen si rezultat i shkarkimit nga detyra i ish-kryebashkiakut të Peshkopisë Shukri Xhelili, pas përfshirjes së tij në një videoskandal, ku shfaqej duke i kërkuar favore seksuale në kërkim të një vendi pune një 20 vjeçarje. Shukri Xhelili e ankimoi VKM, por Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën e tij për rikthim në detyrë.
D E K R E T
PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR TË BASHKISË PESHKOPI, QARKU DIBËR
Në mbështetje të nenit 92 gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, pika 3 e ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” , i ndryshuar, D e k r e t o j Neni 1 Caktimin e datës 11 shtator 2016, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Peshkopi, Qarku Dibër.