Një ditë pas shkarkimit nga kryeministri Edi Rama të Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë, Presidenti Bujar Nishani ka firmosur dekretin për largimin e tij. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Presidencës, kreu i shtetit ka firmosur kështu dhe emërimin e pasuesit të tij në këtë post, Petrit Vasili.