Presidenti i Republikës dekretoi ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Kuvendi javën e kaluar.
Me dekretin e marrë nga Presidenca dhe kalimin e 7 ligjeve kryesore të paketës së reformimit të drejtësisë, u hapet rruga ngritjes së institucioneve të reja të akuzës dhe gjyqësorit. Ndryshimet kushtetuese u miratuan në orët e para të së premtes pas seancës maratonë në Kuvend dhe negociatave të gjata mes maxhorancës e ndërkombëtarëve nga njëra anë dhe opozitës nga ana tjetër.