Presidenti i Republikës, Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Udhëheqësve Botërorë për Ndryshimet Klimatike të mbajtur në Paris,

bënë homazhe në Bulevardin “Volter” për nder të viktimave të sulmeve terroriste të 13 nëntorit në sallën e koncerteve të Teatrit Bataclan. Të shoqëruar edhe nga delegacioni zyrtar, Kreu i Shtetit shqiptar dhe Zonja e Parë pasi u pritën nga autoritet vendore të Bashkisë 11 të Parisit, vendosën një buqetë me lule dhe mbajtën një minutë heshtje në kujtim të viktimave të pafajshme, duke u solidarizuar me parizienët dhe mbarë qytetarët e Francës si dhe duke dënuar ashpërsisht aktet barbare terroriste që morën jetët e 130 njerëzve dhe plagosën edhe disa qindra të tjerë në kryeqytetin francez. Kreu i Shtetit theksoi se bota e qytetëruar nuk do të mundet dhe nuk do të dorëzohet përpara asnjë akti, asnjë grupi dhe asnjë veprimi që synon të thyejë civilizimin.

Artikulli paraprakFSHF S’PRANON PROPOZIMET E BASHKISË PËR MARRËVESHJEN E STADIUMIT
Artikulli tjetër“STAR SPORT”, TË FTUARIT: VLLAZNIA KA ENDE SHUMË PUNË