Nishani: Kontributi i Malos në mendjet e bashkëqytetarëve të Kolonjës
Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes Malo për ndarjen e parakohshme nga jeta të djalit të tyre Arben Malo, njëherësh dhe kryetar i bashkisë Kolonjë. Nishani vlerëson se kontributi i zotit Malo në komunitet do të mbetet përherë në mendjet dhe zemrat e bashkëqytetarëve të tij. Mesazhi i Nishanit “E nderuara familja Malo, Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të kryetarit të bashkisë Kolonjë, në kohën kur më së shumti mund të jepte për familjen e tij të nderuar dhe banorët e trevës ku ai u lind dhe u rrit. Kontributi i tij në komunitet do të mbetet përherë në mendjet dhe zemrat e bashkëqytetarëve të tij. Dëshiroj që në këto momente të vështira t’i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Kolonjës. Shpirti i Arbenit u prehtë në parajsën e përjetshme! Bujar Nishani”