Nishani në OKB: Shqipëria luftë terrorizmit dhe ndihmë emigrantëve

Presidenti Bujar Nishani gjatë fjalës së tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se Shqipëria ka qenë është dhe do të jetë e angazhuar në luftën ndaj terrorizmit, krizën e emigrantëve apo edhe sfida të tjera me të cilat përballet bota. “Shqipëria kremtoi 61 vjetorin e anëtarësimit në OKB, mbetet besnike e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe kontribuon maksimalisht për paqen dhe sigurinë. Dua ta shfrytëzoj rastin që Shqipëria mbetet e ndjeshme me të gjitha sfidat që përballet bota. Në qendër është vëmendja te njerëzit dhe sfidave që përballen. Shqipëria e angazhuar për parandalimin e krizave, kontribut në stabilitet dhe sigurinë rajonale. Zbatimi i angazhimit të Shqipërisë në fushën e sigurisë luan rol pro aktiv. Shqipëria e sheh zbatimin e axhendës 20/30 si udhërrëfyes për zhvillimin në vitet e ardhshme. Shqipëria është e vendosur për të qenë aktive në konferencën për zhvillimin dhe strehimin urban. Shqipëria ishte një nga vendet që e ratifikuan në kohë marrëveshjen e Parisit për hyrjen në fuqi sa më shpejt. Shqipëria mbetet e angazhuar për kapërcimin e krizës së emigrantëve, i ka plotësuar të gjitha kërkesat që janë bërë në kohën e duhur. Një tjetër sfidë është lufta ndaj terrorizmit, ku vendi im është i angazhuar. Sulmet terroriste që kanë goditur Francën, Turqinë apo vende të tjera, Shqipëria vlerëson rolin e OKB. E konsiderojmë OKB, si aktor kyç në luftën ndaj terrorizmit. Shqipëria po organizon programe për të luftuar terrorizmin, është e gatshme të ndajë eksperiencën me vendet e tjera. Shqipëria është kontribuuese aktive në luftën ndaj terrorizmit”.

Artikulli paraprakKERCENOHET ADRIATIK LLALLA,FAMILJA LARGOHET JASHTE VENDIT
Artikulli tjetërNDALOHET AVOKATI,TENTOI TE NDIKOJE GJYQTARIN