Presidenti Nishani niset për vizitë në Itali, takime me krerët e shtetit

Me ftesë të Presidentit italian Mattarella, Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani u nis në krye të delegacionit zyrtar shqiptar drejt Republikës së Italisë për një vizitë shtetërore. Presidenti Nishani do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin Quirinale ku do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin italian Sergio Mattarella si dhe bisedime dypalëshe në krye të delegacioneve zyrtare respektive. Më pas agjenda e vizitës do të vijojë me takimet me Presidentin e Senatit italian Pietro Grasso si dhe me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Emigracionin në Senatin italian, Pier Ferdinando Casini. Vizita shtetërore e Kreut të Shtetit shqiptar në vendin fqinj parashikon edhe një takim me drejtues dhe anëtarë të shumtë të shoqatave shqiptare në Itali

Artikulli paraprakRUSIA DISLOKON RAKETA BERTHAMORE NE DYERT E NATO-S
Artikulli tjetërRAI 3 NE PARCELAT ME KANABIS NE ZEMER TE SHQIPERISE