Presidenti Bujar Nishani mbrëmë ka mbërritur në Prishtinë dhe sot do të fillojë vizitën zyrtare në Kosovë.

Burime nga Presidenca deklarojnë se vizita do të nisë me një takim me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi, ku para takimit në Sheshin “Ibrahim Rugova” do t’i bëhet pritje ceremoniale nga Grada e Nderit e FSK-së. Bujar Nishani gjatë ditës do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa. Ndërkohë gjatë të premtes, në Asamblenë Komunale të Drenasit, mbahet ceremonia e seancës solemne, ku Presidenti Nishani do të shpallet “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”.

Artikulli paraprakPRANGA SHQIPTARIT NË MES TË ATHINËS, U KAP ME 105 KG KANABIS
Artikulli tjetërSNAPCHAT SHTON OPSIONIN QË NDRYSHON GJITHË “LOJËN”