Një burrë u qëllua për vdekje nga policia në shkallët e një katedraleje në qytetin e Nju Jorkut të dielën pasi filloi të gjuante me armë në fund të një koncerti për Krishtlindje.

Të shtënat me armë filluan pak para orës 4 pasdite në Katedralen “Saint John the Divine”.

Koncerti 45-minutësh sapo kishte përfunduar dhe një turmë me dhjetëra njerëz po largohej kur personi i armatosur filloi të qëllonte, duke bërë që njerëzit të vraponin duke bërtitur.

Policët, që ishin në vendngjarje qëlluan me 15 fishekë, duke vrarë në vend agresorin.

Agresori ishte veshur me të zeza, me një kapelë të bardhë dhe një maskë në fytyrë. Në njërën dorën mbante një pistoletë.

Burri kishte precedentë kriminalë dhe mbante një çantë shpine në të cilën kishte një kuti me benzinë, litar, tel, thika dhe një Bibël.

 

Artikulli paraprakKTHJELLIME NË ZONAT BREGDETARE DHE TË ULTA, MËSONI PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërMBLIDHET KOLEGJI ZGJEDHOR, BIDEN PRITET TË SHPALLET ZYRTARISHT PRESIDENT I SHBA