Fermerët e qarkut Shkodër kanë nisur aplikimet në ditën e parë të hapjes së skemës së subvencioneve për përfitimin e sasisë së naftës në 8 masa përfituese të vendosura nga Ministria e Bujqësisë. Fermerët të cilët kanë aplikuar edhe vitet e kaluara thonë se sasia e naftës që këtë herë do e marrin në para në llogaritë bankare është e pamjaftueshme për të punuar tokat e tyre.

Rifat Kodra përgjegjës i ekstenesionit bujqësor në drejtorinë rajonale në Shkodër thotë se vitin e kaluar përfituan 5 mijë fermer ndërsa këtë vit pritet të përfitojnë më shumë. Ajo që mbetet problem thotë Kodra është se nga 46 mijë fermer që ka qarku Shkodër janë të regjistruar vetëm 8 mijë sepse të tjerët penalizohen nga mungesa e certifikatave të pronësisë.

Këtë vit mund të përfitojnë edhe fermerët e vegjël me sipërfaqe toke nën 1 hektar ose me krerë të gjëse së gjallë nën 10 nëse bashkohen dhe aplikojnë në grup përmes një përfaqësuesi.

Vitet e kaluara një numër i lartë fermerësh në Shkodër nuk kanë aplikuar për shkak të mungesës së dokumentave të pronësisë duke mos përfituar nga skemat e subvencionimit të naftës. Ky problem kryesor nuk është zgjidhur ende nga qeveria shqiptare.

Artikulli paraprakSFIDAT E GAZETARËVE TË RINJ NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërREPORTERJA E BE NË TIRANË, SANTOS: PËRGËZOJ SHQIPËRINË PËR ROLIN E SAJ