Pas zhurmës së madhe në shtëpinë e fëmijës 3-6 vjeç lidhur me video-skandalin mbërrijnë dhuratat e para. Ndryshe nga pjesa më e madhe e shoqërisë që më shumë vetëm ka folur për dhunën ndaj fëmijëvë, këshilli britanik pranë ambasadës angleze në Tiranë ka sjellë disa lodra dhuratë që janë mbledhur pikërisht nga fëmijë të së njëjtës moshë.

Me këtë nisëm, këshilli britanik shpreson që të sensibilizohet edhe pjesa tjetër e shoqërisë për t’ju gjendur më pranë fëmijëve të shtëpisë parashkollore. Hyrja në shtëpinë e fëmijës parashkollore pas ngjarjes me video-skandalin tashmë është bërë më e vështirë. Aktualisht fëmijët e asaj shtëpie ndodhen në plazhin e Velipojës por dhuratat e këshillit britanik do të shkojnë atje.

Artikulli paraprakNATA E KADRIT NË XHAMINË E PARRUCËS
Artikulli tjetërGJERMANIA, 24 MILION EURO PËR FURNIZIM ME UJË NË SHQIPËRI