INSPEKTORI I QKF TROSHANI: ZHVILLOHET ÇDO VIT, PO KTHEHET NË TRADITË. 24 shkolla të qytetit të Shkodrës po marrin pjesë në finalet e kampionatit pranveror. Pas një faze të gjatë seleksionimi është arritur që të përzgjidhen skuadrat më të mira të shkollave të cilat po zhvillojnë edhe takimet finale. Inspektori i qendrës kulturore të fëmijëve Agim Troshani thotë se ndeshjet finale do të zgjasin për katër ditë me radhë.
Kampionati pranveror shërben për zhvillimin e mëtejshëm të nxënësve të shkollave si dhe me të tilla aktivitete tregon inspektori Troshani nxënësit kalojnë moment argëtuese. Kampionati pranveror i qendrës kulturore dhe drejtorisë rajonale të arsimit tashmë po kthehet në një traditë të bukur duke qenë se zhvillohet çdo vit nga ku edhe spikaten të rinj cilësor në sporte të ndryshme.