Kosovë, nisin hetimet për vdekjen e aktivistit të vetëvendosjes në paraburgim. Familja: Autopsi me mjekë të pavarur

Mjekësia ligjore dhe Prokuroria e Kosovës kanë nisur hetimet për të sqaruar vdekjen e dyshimtë të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Ky i fundit po mbahej në paraburgim në Prizren dhe ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara nga autoritetet. Përmes një komunikate për median Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se kanë filluar hetimet për sqarimin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes. Bëhet e ditur se ekipi i Mjekësisë ligjore dhe Prokurorisë së Kosovës po punojnë për sqarimin e rastit. Ndërkohë, familja e Astrit Deharit ka kërkuar që Departamenti i Mjekësisë Ligjore, mos t’ia bëjë autopsinë pa praninë e mjekëve të pavarur të caktuar nga vetë familja

Artikulli paraprakMBYLLET EDICIONI I 16-TE I FESTIVLIT OPERISTIK “MARIJE KRAJA”
Artikulli tjetërPRITET PERKEQESIM I MOTIT,MB:RREZIK PERMBYTJE