Kanë nisur koncertet e Shkodra Sounds në kuadër të “Shkodra Jazz Festival 2023”, i cili ka startuar më 7 Gusht e do të vijojë deri më datë 27 të këtij muaji.

Pas një jave me masterclasat e “Rrok Academy” që vijojnë, kalendarin e koncerteve e hapi klasa e fizarmonikës me një koncert me muzikë klasike dhe ballkanike, nën drejtimin e maestro Bardh Jakova, në një nga lokalet në pedonalen “Kol Idromeno”.

Në fund të performancës artistike u pajisen me certifikata dy studentë nga Maqedonia e Veriut, të cilët mbyllen ciklin e masterclasave.

Koncertet e radhës do të jenë në fundjavë, në datat 19 dhe 20 Gusht, në oborrin e Shtëpisë Muze “Oso Kuka” për të vijuar edhe gjatë javës së ardhshme me shfaqjet përmbyllëse të festivalit që do të zhvillohen në sheshin para Bashkisë.

Artikulli paraprakAKADEMIA VLLAZNIA, DREJTORI I RI ITALIAN
Artikulli tjetërMINISTRI BALLA TAKIM ME AMBASADORIN E TURQISË, TAYYAR KAGAN ATAY