Qendra kulturore e fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër nisi përgatijet për kurset që do të zhvillohen me fëmijët e shkollave 9-vjeçare të këtij viti. Drejtore e qendrës kulturore Orjeta Kelaj thotë se ka një prurje të konsiderueshme të fëmijëve të talentuar që do jenë pjesë e kurseve të artit dhe sporteve.

Një risi këtë vit është aktorja e humorit Drande Xhai, “Mjeshtre e Madhe” e cila do të ketë mësuesja e kursit të aktrimit dhe humorit për fëmijët në qendrën kulturore në Shkodër.

Qendra kulturore e fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër ofron 25 kurse në total në fushën e arteve dhe sporteve për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

Artikulli paraprak“RËRA TË SHFRYTËZOHET VETËM NGA HOTELET”
Artikulli tjetërGRUPI PARLAMENTAR I PD KALLËZON NË SPAK RAMËN DHE 72 DEPUTETË TË PS, JA AKUZAT