Në Shkodër,Elbasan dhe Fier kanë nisur kampionatet e ekipeve përfaqësuese rajonale të cilat zhvillohen në grupmoshat U-13,U-15 dhe U-17.
Në Shkodër,pikërisht në stadiumin “Loro Borici” kanë luajtur ndeshjet e para tre ekipet e Zonës së Veriut dhe përballë tyre sipas shortit të hedhur kanë qene tre ekipet e Zonës së Durrësit.Nga tre ndeshjet e zhvilluara ka fituar vetëm ekipi i U-15 që drejtohet nga Vioresin Sinani i cili ka fituar me rezultatin 5-3 perballë bashkëmoshatarëve durrsakë.
Ekipi U-13 nuk ka arritur më shumë se barazimi 2-2 , ky ekip drejtohet nga ish mbrojtësi i Vllaznisë ,Elvin Beqiri.Sakaq me humbje e ka nisur ekipi U-17 i trajnerit Edi Martini që është mundur me rezultatin 0-2.Kështu ështe mbyllur xhiroja e ndeshjeve të para për ekipet e zonës së veriut kurse ndeshjet e javës së dytë do luhen me datën 19 qershor në qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz përballë ekipeve të Fierit.