Në teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës, kanë nisur provat për komedinë më të re premierë “Krimi është vetëm i imi” i regjisores Driada Dervishi. Drejtorja e kulturës në bashkinë Shkodër, Sara Smaja si dhe drejtori i teatrit Arjan Çuliqi shprehen të bindur se kjo shfaqje do të jetë një sukses.

Regjisorja Driada Dervishi e cilësoi një emocion faktin që vjen me këtë premierë në teatrin e Shkodrës ndërsa tregon se kjo vepër që i përket mesit të viteve 1930 është ende aktuale edhe në ditët e sotme.

“Mjeshtri i Madh”, aktori i humori Besnik Çinari do të jetë pjesë e kësaj premiere.

Premiera “Krimi është vetëm i imi” që do të ketë një kastë aktorësh të shquar si Olta Dako, Neritan Liçaj, Rudina Dembacaj bashkë me aktorët e teatrit të Shkodrës do të vijë për publikun në ditët e para të shtatorit.

Artikulli paraprakKANDIDATI GJURAJ: SHKELJE NË GARËN PËR REKTOR
Artikulli tjetërVUÇIÇ TAKON PRESIDENTIN FRANCEZ, I KËRKON MACRONIT TA MBAJË KOSOVËN LART NË AGJENDËN E BE-SË