Këtë të hënë kanë nisur provimet e lirimit të arsimit bazë. Janë 2275 nxënës të klasave të 9 – ta të cilët i janë nënshtruar sot provimit të parë atij të gjuhës së huaj.
Ndërkohë sipas specialisteve të drejtorisë arsimore rajonale Shkodër risi e këtij viti është përfshirja e dy shkollave të pilotimit në provimin e gjuhës së huaj .
Ndërkohë provimet do të monitorohen nga inspektoriati I arsimit dhe të drejtorisë arsimore rajonale.
Në listën provimit të sotëm janë përfshirë gjuha anglisht, italisht,dhe frëngjisht
Ndërkohë në datën 18 qershor nxënësit do të japin provimin e dytë në lëndën gjuhë-shqipe dhe letërsi. Prova e fundit do të jetë testi i matematikës që do të zhvillohet në datën 22 qershor.
Provimet kombëtare të arsimit bazë do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Nxënësit me aftësi të kufizuara do ti zhvillojnë provimet kombëtare në përshtatje me veçoritë e tyre.