Nisin punimet për rikonstruksionin e segmentit Vorë – Kthesa e Rinasit – Fushë Krujë, faza dytë e ndërhyrjes për kryerjen e punimeve rehabilituese.
Ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhës së kryerjes së punimeve.
Sipas njoftimit të ARRSH, automjetet e vogla rezident të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri ne Fushe Krujë.
Njoftimi i ARRSH
Mjetet e transportit te mallrave/kamionet qe udhetojne nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojne udhetimin nepermjete Autostrades.
Sic edhe eshte njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganen vetem nepermjete segmentin rrugor Vore – Dogana e Tiranes per te kryer sherbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim te Vores.
Rruga eshte e hapur gjithashtu per te gjitha automjetet qe duan te kryejne sherbimet e Kontrollit Periodik ne qendren SGS vetem nepermjete drejtimit te Fushe Krujes.
Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.