E kthyer në një prej rrugicave më të famshme në Shkodër për shkak të amortizimit të saj, në rrugën Franc Baron Nopça bashkë me 13 rrugica të tjera kanë nisur që të bëhen kanalizimet e ujërave të zeza dhe ujit të pijshëm.
Është një projekt i bashkisë Shkodër me një fond prej 144 milion lekë të vjetër. Pas kanalizimeve për 13 rrugicat në qendër të qytetit do nisë faza e dytë për rikonstruksionin e këtyre rrugicave. I vetmi problem është se punimeve kanë nisur pas 14 ditësh nga afati i vendosur në tabelë. Kanalizimet dhe rikonstruksioni i 13 rrugicave zgjidh një problem që ishte prezent prej 25 vitesh ndërsa ishte kthyer edhe në një shqetësim për komunitetin.