Fusha sportive në shkollën “Prenk Jakova” është një nga 5 investimet që bashkia Shkodër ka nisur në terrenet sportive në Shkodër. Për të parë nga afër punimet, ka qënë vetë Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci i cili është njohur me ecurinë e deritanishme të punimeve. Kjo fushë sportive i shërben jo vetëm nxënësve të shkollës por edhe banorëve të dy rajoneve 3 dhe 4 si dhe nxënësve pranë konviktit.

Aktualisht, po punohet në fazën e asfaltimit të të gjithë sheshit, pas përfundimit të rrjetit të kanalizimeve për të vijuar më pas me shtrimin e rezinës materialit specifik për fushat sportive që do të krijojnë një kënd modern për përdoruesit e sportit dhe fëmijët e zonës.

Artikulli paraprakGATI PREMIERA “OPERA PËR TRE GROSH”
Artikulli tjetërDREJT PËRFUNDIMIT RRUGA NË FSHATIN TRUSH I POSHTËM