Bashkia Shkodër ka nisur punën për rikthimin e mensës studentore në Shkodër pas 16 vitesh mungesë. Sipas Drejtoreshës së Trajtimit të Studentëve, Sindis Kopliku, ky shërbim ka qenë një kërkesë e vazhdueshme nga ana e studentëve dhe pritet të jetë funksional në muajt e parë të vitit 2025. Nisur nga kjo kërkesë e vazhdueshme, me inisiativën e Kryetarit të Bashkisë Benet Beci u bë i mundur ky investim i cili do të ofrojë mundësinë që studentët të konsumojnë vakte të shëndetshme me çmime të përballueshme.

Sipas Drejtoreshës së Trajtimit të Studentëve, Sindis Kopliku, mensa studentore në Shkodër, përveç shërbimit për studentët, do të jetë e hapur edhe për qytetarët e Shkodrës.

Investimi për krijimin e mensës studentore në afërsi të konviktit do të ketë parametra optimalë, ku kryefjalë do të jenë cilësia dhe kushtet higjeno-sanitare.

Artikulli paraprakLEZHË, MJEKU QË THEMELOI SHËRBIMIN GJINEKOLOGJIK
Artikulli tjetërKURBIN, LËVIZTE ME THIKË NË QYTET DUKE KRIJUAR PANIK TEK QYTETARËT, ARRESTOHET 43-VJEÇARI