Në shkollen e mesme profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë kanë nisur regjistrimet për vitin e ri shkollor 2024-2025.Ky institucion arsimor me kushte moderne dhe me mbështetje të madhe nga institucionet, bizneset dhe projektet, ofron 5 drejtime studimi, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Ekonomi-Biznes, Hoteleri-Turizem, Shërbim Social dhe Shëndetësor si dhe Teknologji Ushqimore.

Krahas konviktit me kushte bashkëkohore, kjo shkollë ofron edhe bursa për nxëNësit me mesatare mbi 9, për nxënësit e familjeve me ndihmë ekonomike, për nxënësit me një prind, për ata me probleme shëndetësore, për fëmijët e komuniteteve Rome dhe Egjyptiane dhe 1/2 e bursës për çdo vajzë.Ndërkohë interesi i të rinjve për arsimin profesional ka ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit, ndërsa regjistrimet do të jenë te hapura deri me 30 shtator.

Artikulli paraprakSHALQIRI PRODHIM TË BOLLSHËM NË LEZHË
Artikulli tjetërBRDARIÇ DHE BALAJ: VLLAZNIA IA DEL NDAJ VALURIT