Shkolla e mesme artistike “Prenk Jakova” ka nisur regjistrimet ne kuadër te te sezonit te ri shkollor .Profesorë te muzikës dhe prindër ishin te pranishëm ne ambientet e këtij institucioni për te pare nga afër konkurset e pranimit te dhjetëra nxënësve qe kërkojnë te jene pjese e saj.Drejtori Anton Kaftalli informon se këto përzgjedhje janë menduar te realizohen ne dy faza njëra ne fund te gushtit dhe tjetra ne fillimi te muajit shtator.

Drejtori i këtij institucioni shprehet se këtë vit është vendosur një kriter i ri ,për ata nxënës qe kërkojnë te bëhen pjese e kësaj shkolle ,duhet te kenë mesatare mbi 7 pasi ne këtë mënyre mbahet lart niveli arsimor. Drejtori i shkollës artistike “Prenk Jakova” shpjegon se sezoni mësimor 2015-2016 do te ketë ne funksion vetëm një klase për muzikën ndërsa një tjetër do te jete për pikturën. Nxënësit qe studiojnë muzikën do te mblidhen ne një grup te vetëm pasi ne këtë mënyre do te shmangen mbingarkesat e panevojshme te orareve si për fëmijët ashtu edhe për mësuesit.

Artikulli paraprakPOLICIA ITALIANE PUBLIKON FOTO TË ARRESTIMIT TË VILSON LAMAJ
Artikulli tjetërLIDERËT E BALLKANIT DHE EUROPËS NË PËRBALLJEN E FUTBOLLIT