Në Shqipëri kanë nisur reshjet e para të dëborës që parashikohet të vazhdojnë deri në fundjavë.

Puka është qyteti ku kanë nisur reshjet, ndërsa Bashkia i ka bërë thirrje ARRSH-së që të nisë punën për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve. Ndërkohë, edhe Bashkia e Pukës kërkon që puna të nisë që sonte për të mbajtur rrugët të hapura.

“Nëse nuk ndërhyhet gjatë natës, nesër është shumë vonë. Mos përsëritet situata e viteve të shkuara”, është apeli që Bashkia Pukë i bën ARRSH-së. I gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e borës gjatë ditës së nesërme, ndërsa situata më alarmante është paralajmëruar për ditën e enjte.

Temperaturat minimale në vend pritet të shkojnë -20 gradë celsius në zonat malore.

Artikulli paraprakE ZË AKSIDENTALISHT VINÇI, HUMB JETËN 42-VJEÇARI
Artikulli tjetërPUBLIKOHEN SHIFRAT, JA SA KA SHPENZUAR BASHKIA SHKODËR PËR DEKORIN E FESTAVE