Shqipëria pritet të përfshihet nga një stuhi e pazakontë për fillim shtatorit.  Faqja e specializuar për parashikimin e motit accuëeather.com vlerëson se stuhia që pritet të shkaktojë reshje të dendura shiu aq sa për të rrezikuar përmbytje do të përfshijë pellgun e shteteve ballkanike, Italinë dhe Afrikën veriore.

Shirat pritet te nisin në orët e vona të së mërkurës dhe pritet të variojnë nga 50 deri në 100 milimetra, por në zona të caktura që do të vendosen në qendër të ciklonit reshjet mund të shkojnë deri në 150 milimetra. Me këto të dhëna ekspertët e parashikimit të motit ngrenë alarmin për rrezikun e  rrëshqitjeve të dherave. Dhe sic tregon kjo e publikuar nga accuëeather.com Shqipëria është mes zonave me rrezik të lartë të lartë përmbytjesh. Reshjet pritet fillimisht të prekin Greqinë Perëndimore dhe jugun e vendit, ndërsa gjatë gjithë ditës së enjte reshjet do të përfshijnë edhe Serbinë Jugore e Bullgarinë. Pak kohë më parë, një studim ndërkombëtar I zbuluar nga Ministri I Bujqësisë vendoste Shqipërinë dhe disa vende të tjera të Rajonit mes vendeve më të rrezikuara nga përmbytjet.

Artikulli paraprakADEMI PREZANTON ADMINISTRATORIN E BËRDICËS
Artikulli tjetërRESHJET E SHIUT, TRAFIKU NË SHKODËR PROBLEMATIKË NË VEHTE