Zyrtarisht hidrocentrali i Vau Dejësit ka nisur shkarkimet e ujit për shkak të prurjeve të shumta dhe rritjes së nivelit të ujit në hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin. Shefi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Qarkut Shkodër Pëllumb Dani thotë se nga hidrocentrali i Vau Dejësit po shkarkohet me një sasi prej më shumë se 1700 m3/s ujë.
Ndërkohë reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet të lartë të paktën deri më 21 janar ndërsa institucionet kanë marrë masat e duhura thotë shefi i emergjencave për të përballuar në rast se situata do të vështirësohet.
Ndërkohë emergjencat kërkojnë nga bashkitë që të jenë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet që kanë dhe të monitorojnë situatën.