Këtë të premte (7 korrik) të gjithë nxënësit mund të regjistrohen në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024. Procedura është fare e lehtë në portalin e-Albania. Afati për t’u regjistruar zgjat deri në 20 korrik.

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti (online, jo dorazi)

– Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës);
– Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive);
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka ndarë lajmin për të gjithë nxënësit dhe prindërit ne rrjete sociale si dhe u ka uruar suksese.

“Tashmë në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik.

Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike.

Suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor!”- shkruan Kushi.

Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën:

regjistrimineshkolle@arsimi.gov.al.

Artikulli paraprakNË 5 VITET E FUNDIT KISHTE 22.3 MIJË STUDENTË MË PAK NË ARSIMIN E LARTË PUBLIK; UNIVERSITETET, ME RËNIEN MË TË MADHE
Artikulli tjetërKREU I SPAK VIZITË 2 DITORE NË BRITANINË E MADHE, ZBULOHEN ARSYET