Vllaznia nuk ia ka dalë që të marrë një rezultat pozitiv me Ilirinë që renditet në vendet e fundit. Kuqeblutë humbën 0-1 në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj ekipit të Fushë Krujës.

Shkodranët e menduan të lehtë këtë ndeshje por Iliria u tregua një kockë e fortë duke ulur me këmbë në tokë Vllazninë.

Kjo humbje nga një ekip pa shumë pretendime si Iliria përveçse një dështim për Vllazninë është edhe një sinjal i qartë se tashmë kuqeblutë s’do ta kenë aspak të lehtë daljen nga Kategoria e Parë në Superligë.

Trajneri i Ilirisë Fatmir Sala tha se skuadra e tij e kishte vlerësuar maksimalisht përballjen me Vllazninë

Goli për Ilirinë u shënua nga Zuna në minutën e 58’, gol i cili vendosi fatet e kësaj ndeshjeje. Vllaznia pas kësaj humbeje e mbyll fazën e parë në vendin e parë me 22 pikë por e ndjekur nga Erzeni me 4 pikë më pak dhe Dinamo me 5 pikë më pak.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, TRAJNERI I RI NIS PUNËN
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA PUBLICISTI PAULIN SHTJEFNI