Kreu i qarkut Shkoder Edmond Ndou ka uruar nisjen e vitit te ri akademik per te gjithe studentet dhe pedagoget e universitetit “Luigj Gurakuqi”.
“Suksese të gjithë studentëve dhe pedagogëve qe sot nisën vitin e ri akademik 2024-2025. Shkodra hapi dyert e saj për të pritur të rinj e të reja nga i gjithë veriu shqiptar dhe trojet shqipfolëse, ashtu siç e ka bërë prej dekadash, duke qënë një vatër e dijes dhe mikpritjes. Kënaqësi të shohësh se si përtej sfidave me të cilat përballet arsimi në tërësi, universiteti “Luigj Gurakuqi” vijon të mbetet një qëndër e rëndësishme arsimore dhe ja ka dalë të krijojë ura të reja bashkëpunimi në rajon dhe më gjërë.
Të gjithëve na lind detyra të punojmë dhe kontribuojmë më shumë për zhvillimin e arsimit, prandaj si këshill qarku do të jemi përherë të gatshëm të bashkëpunojmë me universitetin e Shkodrës, për ti dhënë vendin që meriton në zhvillimin e qarkut tonë. Kam bindjen dhe besimin se vitet në vazhdim do të jenë më të mira për këtë institucion dhe krejt rajonin tonë. Suksese dhe një vit i mbarë!”