Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përshkallzimin e goditjes së korrupsionit në universitet. Për këtë, qeveria është duke haruar një program që të nxisë denoncimet nga personat që janë dëshmitarë dhe vetë pre e korrupsionit.
Kreu i qeverisë ka kërkuar sot mendimin e vetë studentëve para se së të miratohet një pikë e programit që ka të bëjë me ta. Po mendohet që për këdo student që denoncon dhe sjell prova për presion korruptiv, do t’i zerohet tarifa dhe do të marrë bursë studimi një vjeçare.
“Jepni mendimet tuaja. “Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!”