Në kuadër të nismës për dhurimin e gjakut së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”,
së fundi kësaj iniciative vullnetare i është bashkuar edhe stafi i Presidencës, duke dhuruar gjak në ndihmë të njërëzve të sëmurë me talasemi dhe njerëzve që kanë nevojë në shënjë solidarizmi qytetar.
Këtë të të premte, u zhvillua seanca e rradhës e dhurimi gjakut ku morën pjesë edhe shumë qytetarë, të cilët me vullnetarizëm iu bashkuan thirrjes për të mbështetur këtë kauzë humane.
Presidenti Meta ka bërë të ditur se fushata e ndërgjegjësimit për këtë kauzë nuk do të ndalet por do vijojë në të gjitha qytetet e vendit për përmbushjen e qëllimit të saj qytetar dhe fisnik.