Edhe pse ka kaluar një vit që nga ndërmarrja e nismës për identifikimin dhe gjetjen e vendvarrimeve të personave të vrarë nga regjimi komunist akoma nuk është bërë asnjë hap para. Zenel Drangu kryetari i shoqatës së ish të përndjekurve politik në Shkodër shprehet se janë identifikuar rreth 400 vendvarrime por deri më tani akoma nuk ka nisur puna si shkak i neglizhencës që është bërë nga institucionet përgjegjëse.
Familjarët e ish të përndjekurve sipas kryetarit Zenel Drangu janë të irrituar pasi puna për gjetjen e trupa duhej të niste kohë më pare.
Gjatë regjimit komunist nga vitit 1944-1991 llogaritet të jenë ekzekutuar me dhe pa gjyq si dhe kanë vdekur në burgje apo kampe internimi afro 6 mijë persona, sipas të dhënave të institucioneve shtetërore. Pas rënies së diktaturës, Shqipëria nuk ka bërë përpjekje serioze institucionale për kërkimin e tyre